Maqedoni

Dokumente personale pa termin në të gjithë qytetet e Maqedonisë së Veriut

Në të gjitha qytetet jashtë Shkupit, dokumentet personale mundë të nxjerren pa termin. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshe, Oliver Spasovski. Ai informoi se të gjitha pikat përveq atyreve të kryeqytetit, kanë marrë urdhër që të punojnë pa termine. I pari i policisë njoftoi se tashmë 80 për qind e qytetarëve janë pajisur me dokumente personale me emrin e ri të shtetit. Spasovski thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse edhe pas 12 shkurtit të vitit 2024, nuk do të ketë gjoba për ata që nuk i kanë ndërruar dokumentet personale.

OLIVER SPASOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në të gjitha qytetet jashtë Shkupit, tashmë punohet pa termin, do të thotë atje mund të gjithë qytetarët që shkojnë dhe paraqiten, të shërbehen. E përsëris edhe një herë, ky nuk është qëndrimi im, ky është qëndrim dhe mundësi ligjore, asnjë qytetarë as nuk do të merr gjobë, as nuk do t’i shkurtohet asnjë e drejtë në shtet”.

Ndërkaq, rrëmujë e madhe është krijuar edhe sot në të vetmen pikë në Shkup që punon pa termin e cila u hap të mërkurën, ku ka gjithsej 12 kabina që qytetarët mundë të fotografohen për nxjerrjen e dokumenteve. Ministri Spasovski thotë se kjo pikë kontribuon shumë në rritjen e dinamikës.