Maqedoni

Kryediplomatët e Hungarisë dhe RMV-së: Kthimi i Gruevskit nuk i takon politikës së jashtme

Dy diplomatët, ai hungares dhe ai i Maqedonisë së Veriut mendojnë se kthimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski në vend, nuk është çështje që i takon politikës së jashtme, por, kjo çështje i takon organeve gjyqësore. Ministri i punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto, gjatë takimit me homologun e tij, tha se nuk e kanë parë të arsyeshme që të bisedohet për një gjë të tillë, pasi kjo temë nuk është në kompetencat e tyre.

Petar Sijarto, Ministër i Punve të Jashtme i Hungarisë

“Sa i përket çështjes me kryeministrin e mëparshëm, nëse ka çështje ligjore që lidhen me të, kjo nuk është çështje që i takon politikës së jashtme. Ne nuk mund të përzihemi në proceduart gjyqësore dhe për këtë arsye në takimin e sotën nuk kemi folur diçka konrete në lidhje me këtë dhe mendoj se nuk është e nevojshme që të falasim për këtë”.

Të njëjtin mendim ndan edhe ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osamni.

Buaj Osmani, ministër i Puënve të Jashtme i RMV-së

“Pajtohem me ministrin se kjo nuk është çështje e politkës së jashtme, kjo është çështje e organeve gjyqësore, ministrisë së drjetësisë të cilët komunikojnë në atë pjesë” .

Por, megjithatë, Osmani vazhdon të mbetet në qëndrimin e tij, se ish kryemnisitri Gruevski duhet të kthehet në vend që të përballet me drejtësinë, pasi siç thotë nuk është në interes të asnjë shteti që ish kryeministri të jetë azil.

Ministri I jashtëm hungarez gjthashtu, tha se sa më parë Maqedonia e Veriut duhet ti fillojë negociatat me BE-në, ndërsa pengesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, Sijarto tha se për ata, bllokimi nga ana e Bullgarisë është i tmerrshëm, dhe se është kontradiktore me BE-në dhe e korruptojnë besueshmërinë e BE-së.