Dënohet me burg kamionisti nga Maqedonia në Britani, ja akuzat ndajt tij!
Një kamionist i cili tentoi të trafikonte një shqiptar në kërkim jashtë Britanisë së Madhe u dënua me 3 vjet heqje lirie. M.A nga Maqedonia, 28-vjeç, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Ashford të Kentit, si pjesë e një operacioni të zhvilluar në Gusht.
Në pjesën e pasme të kamionit të tij, autoritetet gjetën të fshehur një 22-vjeçar shqiptar të dënuar për drogë, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer urdhrin e gjykatës. Ata u vunë në dy në pranga. Më vonë M.A pranoi akuzën për pjesëmarrje në aktivitete që lidheshin me trafikimin e grupeve kriminale.
Të premten e shkuar, gjykata e Canterbury e dënoi atë me 3 vjet heqje lirie. “Ky njeri ishte i gatshëm të trafikonte një kriminel në kërkim jashtë vendit për para. Kamionistët e korruptuar si ai ofrojnë një shërbim thelbësor për grupet e organizuara kriminale të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore dhe NCA është e vendosur për të ndërprerë dhe shkatërruar këto rrjete”, tha një prej zyrtarëve të NCA që hetoi rastin./tvklan.al