Maqedoni

Për zgjedhjet janë paraparë një miliardë denarë, investimet e filluara kapitale do të realizohen edhe në vitin zgjedhor

Për zgjedhjet e vitit të ardhshëm me Propozim-buxhetin për vitin 2024 janë paraparë një miliardë denarë apo për secilin cikël nga 500 milionë denarë, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sipas tij, investimet e planifikuara kapitale gjatë zgjedhjeve nuk guxojnë të promovohen, por realizimi i tyre nuk do të stopojë.

“Është e qartë në Ligjin për parandalim të korrupsionit se gjatë zgjedhjeve, ajo që është projektuart, nuk ndërpritet, por nuk mund të promovohet. Nuk mund të promovohet apo të fillohet me projekte të reja të cilat mund të ndikojnë në ciklin zgjedhor. Kështu që, këto projekte që janë projektuar mund të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, sepse bëhet fjalë për një pjesë të tyre që janë projekte rrjedhëse. 733 milionë eurot e planifikuara për investime kapitale në vitin 2024 janë projeksione për projekte që janë në rrjedhë, për realizimin e tyre, realizimi të cilëve skadon gjatë vitit të ardhshëm sipas planifikimeve fillestare të ministrive të resorit. Financimi i tyre, një pjesë është nga buxheti, një pjesë është nga institucionet financiare ndërkombëtare. Dhe mu nga ky supozim, sipas projeksioneve dhe diskutimeve të ministrive të resorëve, ne i kemi definuar këto për vitin e ardhshëm dhe tashmë këtë vit, nëse shohim realizim edhe prapa në vitet e kaluara, kemi realizim të vazhdueshëm në nivel më të lartë të investimeve kapitale lidhur me vitet paraprake”, sqaroi Besimi, duke u përjgigjur në pyetjer të gazetarëve, pasi që paraprakisht i arsyetoi zërat buxhetorë për vitin 2024 në Propozimin që e miratoi Qeveria.

Sipas ministrit, prej vitit 2021 e këtej, vendi çdo vit shënon rritje jo vetëm të investimeve të projektuara, por edhe të atyre të realizuara.

“Lidhur me Buxhetin apo lidhur me BPV-në nëse i shohim investimet kapitalem prej vitit 2020 kur ishin 2,4 apo 2018 apo 17, kur ato ishin për shembull, 1,8 , 18, 3,2, vitin 17 dhe 20 janë në 2,4. Ne prej vitit 2021 e këtej kemi çdo vit rritje të projekteve të realizuara, jo vetëm të projektuara, të shpenzimeve kapitale, 3,2 kemi në vitin 2021, 3,6 kemi në vitin 2022 dhe tani projektojmë në 4,6 nga BPV-ja, realizim i shpenzimeve të planifikuara kapitale apo shikuar në mënyrë nominale, nëse shpenzimet kapitale në vitin 2018 ishin në 12,1 miliardë denarë, tani flasim për të projektuara 45 miliardë denarë. Do të thotë disa herë më shumë investime, ndërsa edhe gjatë vitit 2022 kemi 28,7 miliardë kapitale të realizuara, ndërsa gjatë këtij viti kemi realizuar deri më tani 59 për qind tël planit. Lidhur me vitin 2022, janar dhe nëntor, në shçenzimet kapitale kemi për 95 për qind më shumë. Do të thotë, pothuajse dyfish më shumë në rpaort me vitin e kaluar realizim të shpenzimeve kapitale. Nëse kemi pasur realizim të kapitaleve vitin e kaluar 16 miliarëd denarë prëfundimisht me nëntorin, tani kemi 31,3 miliarëd denarë në këtë periudhë të njejtë. Pothuajse dyfish më shumë shpenzime kapitale lidhur me atë që ishte vitin e kaluar”, theksoi Besimi.

Ai informoi edhe se këtë vit deri më tani janë realizuar 69 për qind e mjeteve të planifikuara për investime kapitale.

Besimi informoi se në mbledhje qeveritare kaluan dy ligje për detyrim tek BIE dhe BERZH-i për Korridorin hekurudhor 8.