Vdiq infermierja Fitore Zenelaj, ishte simbol i luftës ndaj kancerit, la pas vete tre fëmijë
Një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kancerit, infermierja nga Prizreni, Fitore Zenelaj, ka vdekur pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Siç kanë njoftuar familjarët e saj, Zenelaj vdiq gjatë trajtimit në Francë.
Zenelaj ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit. Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën e fitoren ndaj kancerit.
Pak ditë më parë ajo njoftoi për betejën e re me kancerin.
Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe tri vajza.