Maqedoni

Komunikacioni hekurudhor po normalizohet, plotësohen kërkesat e stafit mekanik

Prej pasdite do të duhet të normalizohet komunikacioni hekurudhor në vend i cili prej të premten ka qenë në ndërprerje nga personeli makinerik dhe ekzekutiv i Transportit hekurudhor.

Kryetari i Sindikatës të makinistëve dhe përfaqësues i stafit ekzekutiv mekanik Toni Dimovski në një deklaratë për MIA-n tha se ndërpritet bojkoti sepse është përmbushur kërkesa e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë.

“Është përmbushur kërkesa jonë për pagesën e shpenzimeve rrugore. Bojkoti në HM “Transport” do ndërpretotet me trenin 643 i cili prej Shkupit për në Manastir në vend se në orën 14:30, pasdite me vonesa do të niset përafërsisht prej 90 minuta”, tha Dimovski.

Stafi mekanik dhe ekzekutiv i Hekurudhave të RMV Transport nga e premtja pasdite nisi bojkotin me ndërprerje të plotë të punës për shkak të shpenzimeve të papaguara për muajin e kaluar.