Maqedoni

Lidhja Evropiane për Ndryshim formon grup parlamentar me gjashtë deputetë

Pas formalizimit të emrit të ri të koalicionit të tyre, Lidhja Evropiane për Ndryshim do të formojë edhe grupin e vet parlamentar. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili ka folur në emër të lidhjes, njoftoi se grupi do të ketë gjashtë deputetë, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini dhe zv koordinatore deputetja Merita Koxhaxhiku.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Që këtu duam që qytetarëve t’ua japim lajmin e gëzuar se bashkim ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. Kur jemi këtu, i bëjmë thirrje edhe një herë kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i takon opozitës, sepse kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne e kuptojmë manipulimin dhe tendencën e tij, por le ta dijë se kjo te ne nuk kalon. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve nga regjimi i BDI-së dhe çirakëve të tyre”.

Ndërkaq, i pyetur për komunikatën e fundit të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, të cilët deklaruan se nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuse nëse nuk merret parasysh raporti i fundit i Komisionit Evropian dhe nëse nuk tërhiqen disa ministra. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se komunikata është e qartë dhe se siç thotë Mexhiti, nuk mundet të thirren në “front evropian”, kur të njëjtën e keqpërdorin çdo ditë.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Sa i përket ndryshime kushtetuese, nëse Gruevski ka keqpërdorur nacionalizmin për korrupsion, kto i kanë keqpërdorur integrimet evropiane. Flasin vazhdimishtë për integrimet evropiane, ndërsa në vazhdimsi ballafaqohen me afera korruptive dhe me shkelje të igjit dhe me shkelje të shtetit ligjorë. Kto nuk i kanë bërë ndryshimet kushtetuese se nuk i kanë pasur mendjen të ndryshiemt kushtetuese, tani më nuk i dëgjojmë të flasin për ndryshimet kushtetuese, d.m.th tash janë të fokusuar se si të mbijetojnë në skenën politike”.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Mexhiti tha se edhe Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri me pretekstin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa në resorin që drejtojnë ata, Mexhiti thotë se u bënë ndryshimet e Kodit Penal, me çka ish kryeminsitrit Nikolla Gruevskit dhe të tjerëve ju falën shumë lëndë.