Prokuroria kërkoi që Mexhiti të mos e përdorë rastin “Onkologjia” për qëllime politike
Prokuroria publike ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti prej të cilit kërkon që të mos e përdorë rastin e onkologjisë për qëllime politike.
“Prokuroria Publike zhvillon procedurë para hetimore dhe nuk vepron sipas kërkesave të personave të tjerë. Informacioni ndahet vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, ku theksohet se prokurorët punojnë me themel dhe me përgjegjësi, duke respektuar të gjitha afatet ligjore. “Prokuroria Publike apelon tek politikanët që të përmbahen nga përdorimi i këtij artikulli delikat për qëllime politike”, thotë Prokuroria.