Maqedoni

Lloga themeloi një grup punues për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me një postim në Facebook ka njoftuar se sot janë marr një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas shqetësimeve të shprehura nga Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vitit 2023, ka nisur formimi i një grupi punues për përgatitjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Raporti thekson shqetësimin serioz të Komisionit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe bën thirrje për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve. Kritika vjen pas shkarkimit të kontrovershëm të Kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe përpjekjeve për kufizimin e pranisë së kamerave në seancat e këshillit, çka është ndaluar pas ndërhyrjes së shoqërisë civile dhe mediave gjyqësore.

Në raport gjithashtu theksohet besimi i ulët i gjyqtarëve në rolin e Këshillit Gjyqësor për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe vlerësimi i rrezikut të korrupsionit. Me synim të tejkalimit të këtyre sfidave, sot u formua grupi punues për hartimin e Ligjit për ndryshimet në Këshillin Gjyqësor, i cili përfshin përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar. Kjo nismë ka për qëllim të adresojë dobësitë e identifikuara dhe të sjellë ndryshime thelbësore në sistemin gjyqësor të vendit.

Me grupin e punës do të udhëheqë Akademiku Vllado Kambovski, i cili është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në këtë grup do të marrin pjesë:

– Margarita Caca Nikollovska- ish gjyqtare në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg;
– Dr. Bajram Pollozhani- ish gjyqtar në gjykatën kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese;
– Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese;
– Sali Murati, ish-kryetarë i Gjykatës Kushtetuese;
– Besa Ademi – kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Jelena Kadriq, përfaqësueses në Institutin për të drejtat e njeriut;
– Ivana Petkovska – përfaqësueses nga Koalicioni Тë gjithë për një gjykim të drejtë;
– Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Denis Preshova-profesor në „Fakultetin Juridik Justinijani i Parë “-Shkup;
– Dr. Ana Pavlovska – Daneva, profesoreshë në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” – Shkup;
– Gjorgi Radojkov – ish gjyqtar;
– Ivica Nikokovski- anëtar i Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Shpend Devaja,- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Grupi i punës në punën e tij do të fton edhe përfaqësues të organeve relevante nga fusha e gjyqësorit.