Maqedoni

EMA nuk njeh vaksinat kineze dhe ruse, a mund qytetarët e RMV-së të udhëtojnë në Evropë?

Agjencia evropiane e barnave – EMA ende nuk e ka papranuar vaksinën ruse dhe kineze, prandaj mbetet e paqartë, nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo vjen, pas Këshilli Evropian do të vë kusht, që në kufijtë evropianë të mund të kalojnë qytetarët e imunizuar me vaksina të verifikuar nga EMA.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shpreson se edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të imunizuar me vaksinën kineze dhe ruse, do të qarkullojnë në shtetet evropiane.

“Kjo është çështje që nuk e prej vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe shtetet tjera që përdorin vaksina që prodhohen në Rusi dhe Kinë. Kështu që ky konsultim ndodh në nivele të gjera dhe në forume të ndryshme dhe unë jam optimist, që secili qytetar që ka pranuar vaksinë, ka fituar certifikatë nga kompetentët që të mund t’i kalojnë kufijtë evropianë”, tha më tej Osmani, transmeton TV21.