Kryeministri Kovaçevski takohet me Presidentin Macron në Paris
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, ndodhet për vizitë në Francë me rastin e Forumit të Paqes në Paris. Mbrëmjen e sotme ai është takuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, për një darkë pune.
“Darkë pune në Pallatin Elysee me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, është një mundësi e shkëlqyer, në prag të Forumit të Paqes në Paris, për të ndarë vendosmërinë për veprim të përbashkët dhe përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale në botë.”- shkruan Kovaçevski në rrjetet sociale.