Osmani i përgjigjet Mexhitit
Bujar Osmani i është përgjigjur bashkëpartiakut të tij, Izet Mexhitit, i cili ditë më parë, tha se “Bujar Osmani dhe Artan Grubi nuk e kanë besimin e elektoratit të Shkupit për t’i përfaqësuar ata në Qeveri”.
“Nuk kam koment për këtë. Qeveria është stabile, funksionale, po vazhdon me punën e vetë, dhe është e angazhuar për tejkalimin e sfidave”, tha Osmani i pyetur nga TV21.
Ai ka deklaruar, se çdo informacion për rikonstruim të Qeverisë, është përpjekje për defokusim të publikut.
“Temat për rikonstruimin që hapen në publik, kanë për qëllim për të defokusuar opinionin”, tha më tej Osmani, transmeton TV21.