“Lotaria Shtetërore”, Lidhja Evropian për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Artan Grubit
Koalicioni opozitar Lidhja Evropian për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Artan Grubit dhe drejtorit të Lotarisë Shtetëror, Përparim Bajrami ndërsa organet kompetente të veprojnë për shpërdorimet e bëra.
Nga opozita thonë se BDI-ja nga një parti që ishte simbol i luftës për të drejtat e shqiptarëve, u shndërrua në një parti të përfshirë në pazaret e lojërave të fatit. Herolind Sakipi nga Lidhja Evropiane për bizneset e BDI-së me Lotarinë ndodhin në kohën kur të sëmurët po vuajnë për mungesë të terapive adekuate.
“Qeveria ka para për qira për Lotarinë shtetërore në vlerë prej 2.6 milionë euro për djalin e Pucko Petrol, biznes partnerin e dhëndrit të Ali Ahmetit, por nuk ka para për qendër për të sëmurët me fibrozë cistike, në fakt për këtë ata kërkojnë donacion! Ata kanë para që përmes Lotarisë Shtetërore të blejnë karrige të reja në të cilat ata që hyjnë në kazino do të humbasin të gjitha fitimet dhe paratë e marra nga kreditë e shpejta, ndërsa për të burgosurit ka vetëm një dyshek të ftohtë në dysheme!…Për EUROVIA-n ka para për qira në vlerë prej 250 mijë euro, ndërsa për studentët mezi 2.5 euro për shujtën ditore! Një gjë është e qartë si dita, kur Artan Grubi ka interes, ka para, kur qytetarët kanë nevojë, nuk ka para. Çdo ditë mijëra nëna qajnë sepse fëmijët e tyre janë larguar ose po shkojnë jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë”, deklaroi Herolind Sakipi, Lidhja Evropiane për Ndryshim.