Nëse nuk ka dakordim partiak, Xhaferi do të shpallë vet datën e zgjedhjeve
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me ose pa konsensus politik do të mbahen në afatet kohore. Kështu deklaroi i pari i Kuvendit, Talat Xhaferi,i cili u bëri thirrje partive politike që të arrijnë dakordim për caktimin e datave të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, në të kundërtën ai do t’i shpallë vetë të njëjtat në bazë të afateve që përcakton kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.
Talata Xhafer, kryetar i parlamentit
“Ritheksoj edhe një herë zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditëve të fundit të mandatit. Data e cila duhet të jetë duhet të dakordohen, nëse nuk dakordohen, e caktojë unë duke i respektuar të gjitha afatet kohore që i kam obligim t’i respektojë. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare afati i rregullt është brenda 90 ditëve të fundit të mandatit dhe nëse nuk dakordohen, përsëri është kompetencë dhe obligim i im që unë të vendosë konform afateve dhe përcaktimeve kohore që janë të sansksionuara në Кushtetuë dhe ligj”.
I pyetur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi tha se janë ende në pritje për reflektimin e deputetëve të Kuvendit, që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese.
Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit
“Konteskti dhe aspketi i obligimeve të mia këtë fazë është i përmbyllur, i mbaruar, dhe është obligimi im që të pres. Deputetët 120 që janë në parlament duhet të reflektojnë, t’i sigurojnë dhe të më informojnë që kanë rënë dakrod që t’i sigurojnë 80 vota pro”
Kujtojmë që më 18 gusht të këtij viti në parlamentin e Maqedonisë së Veriut është miratuar vetëm nevoja për ndryshimin e kushtetutës dhe që atëherë kanë kaluar 3 muaj dhe ende nuk është arritur që të sigurohet shumica e nevojshme prej 80 deputetëve, ashtu siç pretendonte përbërja qeveritare.
Kundër ndryshimeve kushtetuese është partia maqedonse VMRO-DPMNE, që përkundër vizitave të shumta të diplomatëve evropian dhe amerikanë, ata thonë se nën didaktin bullgar nuk do t’i votojnë të njëjtat.