Policia jep detaje: Ish-truproja i Hashim Thaçit vdiq në Shkup
Dje (e hënë) ka vdekur ish-truproja e Hashim Thaçit, Ilir Qallapeku i njohur si “Tarzani”.
Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Sipas tyre, ai ka vdekur në Shkup dhe tashmë veçse i kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.
“Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsy”, thuhet në njoftimin e policisë.