Rajon - Botë

Koreja e Jugut dhe “Space X” lëshojnë satelitin e parë zbulues

Ushtria e Koresë së Jugut ka planifikuar të lëshojë satelitin e saj të parë zbulues në orbitë në fund të këtij muaji për të monitoruar fqinjin e saj të izoluar, Korenë e Veriut.

“Raketa “Falcon-9” nga kompania private hapësinore “SpaceX” do të lëshojë satelitin nga baza ushtarake Vandenberg në shtetin amerikan të Kalifornisë”, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, në Seul.

Data e planifikuar për nisjen e satelitit është 30 nëntori.

“Nisja është pjesë e një projekti për të zhvilluar satelitët e vet të zbulimit për të vëzhguar objektivat strategjikë në Korenë e Veriut dhe për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të mundshme”, tha ministria.

Koreja e Jugut mbështetet shumë në të dhënat e aleatit të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbikëqyrjen ushtarake nga hapësira.