Gjermania shpreh shqetësimin për rritjen e racizmit anti-musliman në mes të luftës në Gaza
Gjermania ka shprehur shqetësimin për rritjen e racizmit anti-musliman në vend që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor, raporton Anadolu.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, në një konferencë për media në Berlin tha se çdo sulm ndaj muslimanëve në Gjermani për arsye fetare ose të tjera është “absolutisht i papranueshëm”.
“Afër 5 milionë muslimanë në Gjermani kanë çdo të drejtë të mbrohen”, theksoi ai.
Javën e kaluar, Aleanca kundër Islamofobisë dhe Urrejtjes Anti-Muslimane (CLAIM) me qendër në Berlin paralajmëroi për rritjen e racizmit anti-musliman mes përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Palestinë në Gaza.
“Ne jemi dëshmitarë të një intensifikimi të racizmit anti-musliman në Gjermani. Kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi dhe duhet marrë seriozisht”, tha Rima Hanano, kryetare e organizatës joqeveritare ‘CLAIM’.
‘CLAIM’ ka dokumentuar 53 raste të kërcënimeve anti-muslimane, dhunës dhe diskriminimit vetëm në dy javët e fundit, duke përfshirë 10 sulme në xhami.
Mund të supozohet se ka një numër serioz të incidenteve anti-muslimane të pa raportuara që ende nuk janë raportuar apo regjistruar, për shembull, kjo vlen edhe për gjuhën e urrejtjes anti-muslimane në rrjetet sociale.
‘CLAIM’ bëri thirrje për masa të gjera për të luftuar racizmin anti-musliman dhe për të mbrojtur të prekurit.
“Lufta kundër racizmit anti-musliman, anti-semitizmit dhe ideologjive të tjera mizantropike është më thelbësore se kurrë për demokracinë tonë dhe kohezionin e shoqërisë. Nevoja për veprim është akute”, tha organizata joqeveritare.