Rajon - Botë

Rritet në mbi 10 mijë numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës ka kaluar në mbi 10 mijë, njoftuan autoritetet e enklavës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbajti një konferencë për mediat në Spitalin Shifa, duke dhënë informacione për viktimat dhe të plagosurit nga sulmet izraelite.

Qudra deklaroi se numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 10.022, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra.