Gruevski i shpëton edhe “TNT”-së
Në vazhdën e rasteve gjyqësore të hapura nga PSP e dikurshme që përndiqnin ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së, u shua edhe një rast gjyqësor. Gjykata e Apelit konstatoi vjetërsimin edhe të rastit “TNT”, ku i akuzuar kryesor është kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski.
“Në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal, kërkuam nga Gjykata e Apelit që të hidhet poshtë vendimi i parë i plotfuqishëm. Ne kërkuam dhe gjykata vendosi që në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal të muajit shtator këtë vit, vjetërsim absolut të përndjekjes penale të të gjithë të akuzuarve. Të njejtën e kërkoi edhe parashtruesi i aktakuzës”, ka deklaruar Elenko Millanov, avokat i palës mbrojtëse.