Peshkatarë të shumtë peshkojnë në Vardar, konsumimi i këtij peshku është i rrezikshëm!
“Ka njerëz të cilët jetojnë nga kjo punë, do të nxjerrë 5 apo 6 kilogram nga 150 apo 200 denarë do të fitojë 1000 denarë”.
Kjo është një nga disa deklaratat e peshkatarëve përskaj vardarit. Disa pensionist peshkonin për rekreacion e disa tjerë edhe për të mbushur torbat.
I pari që takuam ishte një pensionist që peshkimin e bën vetëm për rekreacion.
“Sipas ligjit peshku nuk duhet të merret. Ky është sport dhe unë jam sportist afër 68 vite. E për konsumim a janë të sigurta apo nuk janë, a ke ndonjë informatë? Të them të drejtën pas një viti dal rreth vardarit por se a është e sigurt apo jo duhet shoqatat të na informojnë. Ne kemi shoqata që paguajmë dhe ata duhet të dinë gjithçka. Peshkatari vetëm dëshiron të zë peshk dhe ta futë në torbë. Sot kape ndonjë? Jo”, tha një peshkatar pensionist.
E përderisa ky peshkatar pensionist priste të kap ndonjë peshk, një tjetrit më poshtë i eci fati, kapi peshkun dhe nuk u mendua dy here por e futi menjëherë në torbë edhe pse nga ndotja e vardarit mbeturinat pas tij kishin zënë këmbën e urës.
“A kape ndonjë peshk sot apo jo? Sapo erdha. Me intereson a është e sigurte që të konsumohet peshku i vardarit? Më siguri është sepse ka troftë, gaforre dhe nuk shoh se çfarë do e ndote vardarin, ndoshta ka kemikate por ajo më poshtë, në dalje të qytetit por këtu nuk ka, është 90% i pastër vardari. I lëshoni apo varet cilën? Unë 99% i lëshoj, peshkatari sportive bëj, por ka edhe tjerë që i marrin për ngrënie e disa edhe për shitje. Ka njerëz të cilët jetojnë nga kjo punë, do të nxjerrë 5 apo 6 kilogram nga 150 apo 200 denarë do të nxjerr 1000 denarë”, theksoi një peshkatar.
Se është i ndotur lumi vardar nuk duhet të jesh ekspert i ujërave sepse shihet edhe me sy të lirë, por se a është i sigurt për konsumim peshku i vardarit të ndotur nga udhëheqësi i higjienës në qendrën e shëndetit publik morëm këtë përgjigje:
“Qendra e shëndetit publik i inspekton ujërat sipërfaqësor, pra lumin Vardar, Lepenc dhe lumin Pçinja. Në aspektin bakteriologjik lumi Vardar është në vazhdueshmëri në kategorinë e katërt dhe është kategoria më e lartë e ndotjes. (2:18) Unë si mjek këshilloj që qytetaret të blejnë peshk nga dyqanet e peshkut ku garantohen kushtet e ruajtjes, kualitetin, dhe ushqimin që ushqehen sepse në pazare mund të gjejmë peshk lumenjsh pa llogaritur atë se ndoshta ka pasur helmim kimik nga ndonjë derdhje kimiketësh në lumenj”, pohoi LUPÇO KOSTADINOVSKI – SPECIALIST I HIGJIENËS DHE EKOLOGJISË SË SHËNDETIT
Sipas ndotjes, lumi Vardar llogaritet si një ndër lumenjtë më të ndotur në Evropë, uji i të cilit, sipas analizave, konsiderohet i rrezikshëm edhe për larje edhe për ujitje. Dite më parë Ministria e Mjedisit, UNDP dhe Ambasada e Zvicrës filluan realizimin e një projekti për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, me theks të veçantë, në pjesën kritike të tij.