Rajon - Botë

Ushtria izraelite njofton se 345 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori

Ushtria izraelite njoftoi se 345 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori kur filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në një konferencë për media tha se që nga 7 tetori e deri më tani është rritur në 345 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë.

Duke vënë në dukje se sulmet kundër Gazës do të vazhdojnë, Hagari theksoi se janë të vendosur “t’i japin fund” Hamasit.