“Lidhja Evropiane për Ndryshim”, partitë opozitare shpalosin emrin e koalicionit
Nga sheshi Skënderbeu në Shkup, partitë opozitare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, kanë shpalosur emrin me të cilin do të bashkëpunojnë dhe do të garojnë në të ardhmen. Tani e tutje koalicioni i tyre do të quhet “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.
Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, u shpreh se, tha se ata janë të bindur dhe të vendosur të sjellin ndryhsimin.
“Sot jemi tre parti por presim që ky koalicion të rritet edhe më shumë, me parti tjera, me individë”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Ai tha se ata do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.