Abazi: BDI-ja asnjëherë s’i ka përfaqësuar shqiptarët (Video)
Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi ka komentuar përplasjet e fundit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim mes nënkryetarit Izet Mexhiti dhe zëvendës kryeministrit Artan Grubi, shkruan gazeta LAJM. Zonja Abazi tha se BDI-ja asnjëherë nuk ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve dhe se ndjehet mirë që këtë tani e pranon edhe njëri nga zyrtarët më të lartë të BDI-së.
“Sinqerisht, unë nuk di cilin përfaqëson z.Izet Mexhiti, por një gjë jam e sigurtë dhe e di që interesat e shqiptarëve BDI-ja s’i ka përfaqësuar asnjëherë. Prandaj është mirë që z.Izet Mexhiti tash edhe pas 20 vitesh ka ardhur në përfundim”, u shpreh Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.
Një ditë më parë, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, tha se zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, nuk e kanë vendin në Qeveri pasi nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së në Shkup.
Ndaj këtyre akuzave të Mexhitit nuk ka pasur asnjë reagim nga Grubi e Osmani.