Pesë vjeçari shqiptar ka lexuar 125 libra për një vit, vlerësohet me çmim në Itali
Mediat italiane i kanë kushtuar artikull 5-vjeçarit shqiptar Mattia Mehdihoxha, i cili duhet thënë që në krye të herës është i jashtëzakonshëm. Ende pa shkuar në shkollë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit” fundjavën e shkuar.
Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një. Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.
Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit./tvklan.al