Maqedoni

Ndjehen lëkundje tërmeti në disa qytetet të Maqedonisë

Tërmet me magnitudë prej 2,8 shkallëve sipas Rihterit është ndjerë pasmesnate, respektivisht rreth orës 01:20, transmeton Alsat. Tërmeti ka qenë me epiqendër në rajonin Tetovë-Gostivar, 65 kilometra në jug-perëndim të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në rajonin e Mavrovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës.