Memli Krasniqi sfidon Kurtin: Bujrum në zgjedhje, kurrë më s’do të bëhesh kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar Kryeminsitrin, Albin Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se ai nuk është i gatshëm për zgjedhje.
Krasniqi deklaroi në emisionin ”Click” të RTV21 se ”Në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeminsitër”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.