Maqedoni

Amnistia arrin në Kuvend, të enjten pritet të jetë në rend dite

Ligji i propozuar për Amnisti është miratuar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të jetë në rend dite të seancës plenare të enjten, ka konfirmuar zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska. Sipas saj, ka edhe masa të tjera alternative dhe jo me çdo kusht duhet të lirohen me Ligjin e Amnistisë, por mund të jetë edhe lirimi me kusht.

VIKTORIJA AVRAMOVSKA, ZËVËNDËSMINISTRE E DREJTËSISË

“E kam thënë shumë herë që ka edhe masa të tjera alternative, se jodomosdoshmërisht duhet të lirohen me Ligjin e Аmnistisë, mund të jetë edhe lirimi me kusht, dhe pastaj mendoj se burgjet do të ulen shumë e shumë më tepër, pasi edhe analiza e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve kanë treguar se bëhet fjalë për një numër shumë më të vogël të të burgosurve që do të largoheshin nga burgjet me këtë propozim ligj”.

Lidhur me insistimin e kreut të Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e këtij ligji, Avramovska sqaron se Ligji është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë që të mund të zvogëlohet numri i të dënuarve në institucionet penale, që aktualisht është mjaft i madh. Duke vepruar kështu, ajo thekson se e vetmja gjë që është komentuar në opinion është se kur të miratohet ai ligj, disa raste që janë me interes publik mund të shkaktojnë pakënaqësi. Ajo tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë amendament.

Ministria e Drejtësisë propozon të lirohen nga burgu të dënuarit për krime të lehta me burg deri në 6 muaj. Për ata që janë dënuar mbi 6 muaj, propozohet ulje e dënimit me burg për 30 %.