DAP: Një banor i Shkupit ka pagën mujore 200 mijë euro!
Milioneri më i ri në vend është vetëm 9 vjeç. Ai vitin e kaluar ka deklaruar të ardhurave mbi 1 milion denarë. Kurse milioneri më i moshuar në vend me denarë është një 97 vjeçar thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ndërkohë me pagë mujore bruto prej 200 mijë eurosh, një banor tjetër i Shkupit është në krye të listës së personave me të ardhura më të larta, thonë nga autoriteti i mbledhjes së taksave. Po ashtu, një 24 vjeçar është milioneri më i ri për vitin 2022 me të ardhura të realizuara dhe të deklaruara nga jashtë, ndërsa një person 77 vjeçar me të ardhura të realizuara prej 92,9 milionë denarë është milioneri më i vjetër në euro. Për vitin 2022 në DAP janë deklaruar të ardhurat bruto gjithsej rreth 6 miliard e 730 milion euro ose 768 milion euro më shumë se viti paraprak. Tatimi personal është mbi 25 miliard denarë. Vjet 28 persona kanë pasur të ardhura mbi 100 milion denarë./Adnan Qaili