Vdes personi i dytë pas sulmit me armë në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri.
Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e gjendja e tij ishte e rëndë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Një person ishte vrarë më 29 tetor në Vushtrri pas një sulmi me armë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se dy të arrestuarit e parë janë J.S., 24-vjeçar, E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve s’u janë bërë të ditura inicialet.
Për rastin është konfiskuar edhe një armë AK-47, ndërsa trupi i pajetë i viktimës E.Z., 27-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.