Ish- ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit
Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Atë ditë, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Por edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.
Autoritetet e Kosovës kanë prezantuar dëshmi të forta se sulmi është bërë me direktiva direkte nga Serbia dhe se me sulmin në Banjskë, Serbia tentoi ta aneksonte pjesën veriore të Kosovës.