Maqedoni

Policia po ndiqte një furgon me emigrantë që u përmbys në një kanal në Veles

Mbrëmë një furgon plot me emigrantë ka rënë në kanalin e gërmuar në rrugën kryesore në Veles. Furgoni i është larguar policisë dhe ka shkuar në drejtim të kundërt në rrugën “8 Shtatori”.
Siç informon policia, furgoni ka rënë në kanalin e hapur. dhe shtojnë se nga aty se shoferi dhe pasagjeri janë kapur dhe ndaluar.

Sipas informacioneve fillestare, policia e Maqedonisë së bashku me pjesëtarët e EULEKS-it e kanë ndjekur furgonin që në kufirin maqedono-grek.

Në aksident trafiku ka mbetur i plagosur një fëmijë 11-vjeçar dhe babai i tij, të cilët ndodheshin në furgon.

Më shumë detaje priten gjatë ditës.