“Remontada” në Kadino, shikoni golin e fitores dramatike të Shkëndijës së Haraçinës dhe komentimin e “çmendur” të gazetarit të “Open Tv”!
Emir Aliu e ka marrë për dore Shkëndijën e Haracinës dhe i ka dhënë tri pikë në transfertën e Kadinos. Në javën e tetë të Ligës së Tretë-Veri, Shkëndija ia doli me shumë vështirësi të siguronte tri pikë duke mundur 3-4 Kadinon, raporton Open-TV.
Në stadiumin e Kadinos, vendësit shpejtë krijuan epërsi të dyfishtë me Blagojevskin, kurse në finish të pjesës së parë Aliu zvogëloi në 2-1.
Fillimi i fraksionit të dytë foli për miqtë, të cilën barazuan rezultatin në 2-2 me anë të Jasir Beqirir. Megjithate, një gabim në mbrojtje i Shkëndijës e dënoi me gol Spasovski për 3-2. Emir Aliu sërish me gol barazon në 2-2, kurse në minutën e 85-të referi tregon në pikën e bardhë pasi Syla ndalet në mënyrë të parregullt në zonën e rreptësisë nga mbrojtja vendëse. Topin e mori Aliu dhe shënoi golin e tij të tretë në ndeshje për përmbysje totale të rezultatit në 3-4. Gëzmi ishte i madh.
Me 18 pikë pas javës së tetë, Shkëndija mban vendin e tretë, një pikë pas Fortunës dhe Kumanovës që kryesojnë renditjen. Dhe, ja si e përjetoi golin e fitores së Shkëndijës, gazetari i Open-TV, Reshat Ibraimi. (Open-TV)