Maqedoni

Emisionin “25 minuta”: “Shtetasit e Maqedonisë janë mësuar se korrupsioni është një e keqe e vazhdueshme në vendin e tyre

Korrupsionet e fundit të skandaleve për të cilën flitej dhe shkruhej në mediat në Maqedoni të Veriut, përfshirë edhe emisionin ‘’25 minuta’’ e kaluan kufirin tonë. Ato u gjetën edhe në gazetën evropiane si ‘’Frankfurter Allgemeine Zeitung’’ i cili në hyrjen e tekstit me titull ‘’Korrupsioni nga emri i Bashkimit Evropian’’ shkruan që njerëzit në Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të mësuar me faktin se korrupsioni është një e keqe e vazhdueshme në vendin e tyre. Por, atë çfarë zbuloi ishte skandaloze madje edhe për standardet në vend. Por, edhe pa marrë parasysh për këtë skandal, Vac komentoi se diçka mund të konkludohet.
‘’Premtimet e social-demokratëve gjatë marrjes së qeverisë në vitin 2017, për një betejë vendimtare me korrupsionin, nuk është plotësuar. Zaevi premtoi se do ta sqarohet me trashëgimin e korruptuar nga i mëparshmi i tij Gruevski. Por, vështirë do të gjeni ndokënd në Maqedoninë e Veriut i cili mendon se ky premtim është i realizuar. Përkundrazi, shumica mendojnë se korrupsioni nga njëra anë është zëvendësuar me korrupsionin tjetër’’ – shkruan FAC.
Dallimi sipas gazetës është vetëm në retorikën shoqëruese.
‘’Gruevski paraqitej si nacionalist i rëndë dhe ‘patriot’. Socialdemokratët në pushtet dhe partnerët e tyre nga bashkësia etnike shqiptare paraqiten si ‘pro-evropian’ dhe tërë politikën e tyre e drejtojnë drejtë anëtarësimit në BE’’. Si shembull shtesë në atë drejtim FAC i përmend edhe ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori i këtij viti me të cilën u shfuqizuan ose dënimet e zvogëluara për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa për shembull në Francë aty ku unë jetoj, ndryshimet e Kodit Penal shkojnë në drejtim të ashpërsimit të dënimeve. Kryetari i GREKO, Marin Mërçela, së fundmi në pres konferencë, u përgjigj se tani duhet të kalohet në plotësimin dhe zbatimin e ligjeve të sjellura, sipas rekomandimeve të GREKO.

“Edhe njëherë e përsëris, kjo nuk është shkaku i parlamentarëve. Kjo është shkaku i popullit dhe i qytetarëve. Për këtë shkak nuk kanë besim te politikanët. Dhe se ata luftojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin jo për të dhënë reforma ose konkretisht çfarë ata bëjnë. Nuk flas vetëm për Maqedoninë e Veriut, për mbarë botën them kështu. Nuk mund të shohim asnjë rezultat. Për këtë shkak na nevojitet poenta e vërtetë, me rezultate konkrete. Nuk na duhen fjalët. Na duhet aksion”, ka deklaruar Marin Mërçela – Kryetar i GREKO.