Rajon - Botë

Ky është i porsalinduri Udej Ebi Mohsen, atij nuk ju lëshua certifikata e lindjes por e vdekjes

Uday Abu Mohsen është viktima e fundit e bombardimeve të pandërprera të Izraelit në Gaza. Një foto e një qefini të vogël është shpërndarë nga fotoreporteri palestinez Belal Khaled, i cili ka dokumentuar vdekjen dhe shkatërrimin e sjellë në Gaza nga forcat izraelite. Kështu thuhet në qefin: “Udej Ebi Mohsen, ai është një ditë. Atij nuk i është lëshuar çertifikata e lindjes, por certifikata e vdekjes” Ndërsa Gaza ishte përfshirë në errësirë totale, palestinezët po përdornin pishtarë për të kërkuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite.
Zhurmat e ambulancave ishin shurdhuese ndërsa mjekët nxituan për të shpëtuar civilët e plagosur dhe për të transportuar ata që nuk mbijetuan në morgjet aty pranë. Burrat mund të shiheshin duke u ngjitur mbi ndërtesa të shkatërruara dhe duke gërmuar me duar të zhveshura në kërkim të atyre që ishin varrosur nën copa të mëdha metali dhe betoni të rëndë.
“Njerëzit [po thonë] se shtëpia u ka rënë banorëve. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë në mes të natës [mbi] kokat e tyre”, deklaroi një banor.
Ndërsa bombardimet dhe misionet e shpëtimit vazhduan deri në mëngjes, disa të vegjël dhe fëmijë të vegjël që nuk i mbijetuan goditjeve të rënda të avionëve.