Do të kontrollohen qindra objekte që ngrohen me naftë dhe mazut
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski, thotë se gjatë vitin 2022 ka qenë vetëm një kallzim penal për ndotje të ajrin, e ajo ka qenë djegia e kallamishteve në Liqenin e Ohrit.
Stojkovski për Radio Evropa e Lirë ka folur për rastin mbetjeve të rrezikshme në Gjorçe Petrov, më saktë ishte në fshatin Orman, ku në mënyrë të jashtëligjshme ishin mënjanuar 500 tonë mbeturina nga akumulatorë të shkrirë. Stojkovski thot se pritet vendimi i inspektorëve nëse do të ketë kallëzim penal apo kundërvajtës.
SRETEN STOJKOVSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT
“Konstatuam se mbetjet vijnë nga firma që shkrin akumulatorë – TPA – MAK nga Probishtipi. I njëjti I është dhënë firmës Recikl – Eko Start, që sipas tyre e kanë trajtuar si mbetje të tillë dhe një pjesë është dërguar në fshatin Orman. Inspektorët janë të pavarur në procedurat, ata marrin vendimin. Me ndryshimin e Kodit Penal u vendos vepra “Ekocid” dhe inspektorët do të vendosin nëse do të shkojnë me kallëzim penal”.
Pasi jemi duke hyrë në sezonin e dimrit, Drejtori I Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, ka thënë se me nisjen e sezonit të ngrohjes do të kontrollohen edhe instalacionet e mëdha, qindra objekte që ngrohen me naftë dhe mazut dhe nëse konstatohen shkelje gjatë matjeve nuk do të ketë përjashtime, do të ketë sanksione për të gjithë ndotësit.
SRETEN STOJKOVSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT
“ Pothuajse të gjithë kanë përgatitur një raport. Disa prej tyre ende punojnë me naftë, disa nga spitalet kaluan në gaz, gjë që është e mirë për mbrojtjen e mjedisit, sepse atje nuk kemi ndotje. Në pjesën tjetër i vizitojmë dhe i vëmë në dukje.
Stojkovski më tej sqaron se kët vit kanë dorëzuar kallëzime kundërvajtëse në vlerë prej rreth 600.000 euro. Ai theksoi se një pjesë janë dhënë për harmonizim në komisionin pranë Ministrisë së Mjedisit, kurse një pjesë është procesuar në gjykatat kompetente.