“Njerëzit janë pro Palestinës”
Prej javësh botën është duke e lëkundur situata e rëndë në Rripin e Gazës dhe Izrael pas sulmeve të Hamasit. Reagimet ndërkohë ndryshojnë nga ato të opinionit të gjerë dhe ato zyrtaret.
Në analizën e këtyre reagimeve Idaver Sherifi, drejtues i portalit “Albeu” dhe profesor universitar thotë se opinioni i gjerë është më shumë pro Palestinës. Dhuna e tmerrshme dhe numri i madh i viktimave në Palestinë s’ka se si mos e kthejë opinionin kundër Izraelit.
Gazetari i politikës së jashtme Franko Egro i Euronews Albania, thotë se sulmet e Hamasit në Izrael i ngjasonin atyre të ISIS-it dhe thekson se shtetet në rajon mbështesin linjën e Perëndimit, që thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Kjo sepse shtetet udhëhiqen nga interesa të tjera. Këto konstatime u dhanë në kuadër të “Programit 200” që do të transmetohet sot në ora 18.00 në Alsat. Ku dy bashkëbiseduesit ranë dakord se zhvillimet ndërkombëtare do të ndikojnë edhe në rajon, sidomos raportet Kosovë – Serbi.