Rajon - Botë

NATO uron 100-vjetorin e Republikës së Turqisë

NATO ka uruar 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e medias sociale e NATO-s rikujtohet se sot Türkiye feston 100-vjetorin e themelimit të saj. “Edhe ju bashkohuni me ne teksa urojmë aleaten tonë Türkiye-n”, thuhet më tej.

Në postim paraqitet edhe fotografia e ushtarëve turq që kanë hapur flamurin turk.

Përveç llogarisë kryesore të NATO-s, mesazhe urimi u publikuan edhe nga llogaritë e komandave dhe njësive të ndryshme të NATO-s.

100-vjetori i Türkiye-s u urua nga shumë llogari përfshirë Qendrën e Përbashkët e Luftës së NATO-s, Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s, Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s, Komanda Tokësore Aleate e NATO-s me seli në Izmir, Komanda Aleate e NATO-s për Transformim dhe Komanda e Operacioneve Aleate e NATO-s.