Rajon - Botë

Ministri skocez në lot: Të afërmit e mi janë në Gazë, ndihem i padobishëm (VIDEO)

Ministri skocez Humza Yousaf ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për Sky Neës ndërsa ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me familjen e gruas së tij në Gaza mbrëmjen e kaluar.

Nëna, babai, vëllai, nipi dhe mbesa e gruas së ministrit janë bllokuar në Gaza pa pasur asnjë mundësi kontakti.

Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza, ndërsa shtoi se ai ndihet “i pafuqishëm dhe i padobishëm”. Ai theksoi se nuk ka rëndësi nëse je ministër apo dikush tjetër, detyra e tij e parë është të jetë bashkëshort dhe baba i mirë, e në këtë kohë,shprehet se nuk po mund të bëjë asgjë më shumë për gruan e tij e cila është “zemrëthyer”.

“E vërteta është se ajo është totalisht e stresuar. Detyra ime e parë është që të jem një bashkëshort, një baba për fëmijët e mi, po bëjmë më të mirën. Ne kemi familjarë dhe miq këtu në Skoci, të cilët na kanë mbështetur, por gruaja ime është e shkatërruar, zemrëthyëer.

Gjatë intervistës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.

 

VIDEO