Zgjedhjet/ Fronti Opozitar javën e ardhshme bëjnë të ditur bashkëpunimin
Organet partiake të subjekteve që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të marrin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme.
Nga partia e Izet Mexhitit theksojnë se Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.
“Në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të merren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me radhë. Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare” bëjnë të dituar nga Lëvizja Demokratike.