Formohet Forumi ballkanik i Gjykatave Kushtetuese – Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ndër themeluesit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacarska, në emër të Gjykatës, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim dhe formim të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese së bashku me kryetarët e gjykatave kushtetuese të Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Turqisë.
Forumi ballkanik i Gjykatave kushtetuese është formuar për të ndihmur në zhvillimin e dialogut të ndërsjellë, ndarjen e praktikës kushtetuese, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvilliminn profesionat të gjyqtarëve dhe shërbimeve profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese, ngritjen e nivelit të komunikimit të gjykatave kushtetuese me opinionin, qëndron në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.
Prej aty theksojnë se sipas Memorandumit këto synime do të realizoen përmes mbajtjes së takimeve vjetore, trajnimeve dhe punëtorive ku do të diskutohet për të drejtën kushtetuese dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjykatat kushtetuese në rrethanat moderne të zbatimit gjatë vendosjes për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Nëpërmjet këtij forumi është planifikuar të formohen grupe punuese dhe komisione të ekspertëve me fokus në fusha të veçanta të së drejtës kushtetuese, të cilat do të përpunojnë hulumtime, analiza dhe opinione të cilat do të jenë të rëndësishme gjatë praktikimit të çështjeve kushtetuese.
Pas nënshkrimit të Memorandumit, është hapur takimi i parë vjetor i Forumit Kushtetues Ballkanik dhe përveç gjykatave nënshkruese, morën pjesë edhe përfaqësues nga gjykatat kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë. U mbajt edhe konferenca e parë e përbashkët ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e vendeve dhe kushtetutave të tyre për qasjen e qytetarëve në drejtësinë kushtetuese.
Mbledhja themeluese e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë, me mbështetjen dhe praninë e kryetarit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Koen Lenarts, nënkryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Marko Boshnjak, dhe nënkryetares së Komisionit Evropian, Vera Jurova.
Delegacionin e Maqedonisë e prezantuan kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, gjyqtarja Elizabeta Dukovska, sekretari i Gjykatës, Aleksandar Lazov dhe zëdhënësja Hristina Belovska.