Maqedoni

Nesër fillon llogaritja dimërore e kohës

Llogaritja verore e kohës përfundon nesër në mëngjes në ora 03:00, duke u kthyer një orë prapa, me ç’ka fillon llogaritja dimërore e kohës.

“Sipas Vendimit për ditën dhe momentin e futjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të kohës verore në vitin 2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 63/23), llogaritja verore përfundon më 29 tetor në orën 03h 00 min 00s, kështu që duke u kthyer një orë pas, koha në 03h 00min 00s llogaritet si 02h 00min 00s. Sipas Vendimit, fillon llogaritja dimërore e kohës”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë. l

Ligji për llogaritjen e kohës kërkon miratimin e Vendimit për vendosjen e llogaritjes verore të kohës.

Ky Vendim, siç theksohet në kumtesën, është në përputhje me nenin 5 të Direktivës 2000/84/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 19.01.2001 për marrëveshjet për planin për llogaritjen verore të kohës dhe informacionin e Komisionit Evropian në në përputhje me nenin 4 të Direktivës, botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së nr. S 61, 17.2.2016.

“Miratimi i këtij vendimi kontribuon në monitorimin e politikës afatgjatë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim me Bashkimin Evropian, si dhe kujdesin për funksionimin normal të sektorëve të caktuar, jo vetëm të transportit dhe lidhjeve, por edhe sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Ata theksojnë se kjo merr parasysh funksionimin normal të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, lehtësimin e transportit dhe komunikimit dhe vendndodhjen gjeografike, uljen e ndikimeve ekonomike dhe joekonomike, veçanërisht në: përdorimin e energjisë elektrike, shëndetin e njerëzve, aftësia për punë, mënyra e jetesës, bujqësia, mbrojtja e mjedisit, siguria në trafik, turizmi dhe industria.