Kosovë

Kurti: Kosova është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media tha se Kosova është e përkushtuar për normalizim të mardhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Kurti tha se me 27 shkurt në Bruksel kanë pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars me 12 pikat.

“Por në dya rastet pala serbe përkatësisht presidenti i Serbisë ka refuzuar që ta nënshkruajë marrëveshjen, ndonëse ka thënë që e pranon marrëveshjen dhe është dakord me tekstin e saj”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti tha se nënshkrimin e procesit e ka ofruar edhe në samitin e Tiranës.

Sipas tij Samiti i këshillit Evropian është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte nënshkrimi por Serbia refuzojë sërish nënshkrimin.