Maqedoni

Lloga në ditën Europiane të drejtësisë takoi studentët e universiteteve në vend

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga,në ditën Evropiane të Drejtësisë,në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë ka pritur në takim studentë të universiteteve të vendit,shkruan Top24

Krenar Lloga “Në Ditën Evropiane të Drejtësisë në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë prita studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Shtetëror në Tetovë, studentë doktorantë të Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë” – Shkup dhe nxënës nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren”.

Studentët dhe nxënësit patën mundësinë për së afërmi të informohen për punën në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe për ndihmën juridike që ofron ky institucion.

Janë organizuar edhe ditë të hapura për vizitë në disa gjykata, zyra të avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve në të gjithë vendin.

Reformat do të ishin të pamundura po qese institucionet nuk bashkëpunonin dhe nëse nuk ishin të hapura mes tyre, gjë që është parakusht për forcimin e besimit në sistemin e gjyqësorit dhe përafrimin e drejtësisë pranë qytetarëve.Top24