Bie sërish nafta në bursë
Pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme. Nafta në bursën amerikane ka rënë në 82 dollarë për fuçi. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës, ku ari i zi nga 94 dollarë për fuçi që ishte në 20 tetor, ka rënë në më pak se 88 dollarë, duke pësuar një rënie me rreth 9 dollarë në vetëm një javë.
Ekspertët të fushës së karburanteve shohin si shkak në këtë rënie të ndjeshme të çmimeve parashikimet e bëra së fundi nga Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila ndryshe nga sa parashikohej më parë e sheh që kulmi i kërkesës për naftë të ndodh më shpejt.
Sipas Perspektivës së Energjisë Botërore kjo mund të ndodhë brenda vitit 2030. Gjithashtu një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë janë edhe parashikimet për një ngadalësim të rritjes së ekonomisë kineze.