Rajon - Botë

Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite rritet në 6.546

Numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 6.546, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, njoftoi se këtu “përfshihen 2.704 fëmijë, 1.584 gra dhe 364 pleq”.

Al-Qudra tha se 17.439 persona të tjerë u plagosën në sulmet izraelite, ndërsa 1.600 njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja, përfshirë 900 fëmijë.

Ai po ashtu njoftoi se 73 mjekë janë vrarë dhe 25 ambulanca janë shkatërruar në sulmet izraelite.

Mes sulmeve të pamëshirshme dhe mungesave kritike, tha al-Qudra, “sistemi i kujdesit shëndetësor i Gazës doli jashtë shërbimit”.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor. Të paktën 1.400 izraelitë u vranë në sulm.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.