Rajon - Botë

Blinken mesazh Iranit: Nëse sulmoni forcat amerikane, ne do të përgjigjemi!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Iranin se Uashingtoni do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj forcave amerikane. Ndërkombëtarët i shqetësohen përhapjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në rajon.

“SHBA nuk kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose bashkëpunëtorët e tij sulmojnë personelin amerikan, kudo që të ndodhë kjo, mos kini asnjë dyshim, ne do të mbrojmë popullin tonë, sigurinë tonë me vendosmëri të plotë”, ka thënë Blinken në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.