Erdoğan dhe Putin diskutojnë për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon.
Presidenti Erdoğan në bisedë ka theksuar se brutaliteti ndaj territoreve palestineze është thelluar gjithnjë e më shumë dhe se vdekjet e civilëve janë rritur çdo minutë që kalon. Ai është shprehur se edhe heshtja e vendeve Perëndimore e ka çuar krizën humanitare në Gaza në dimensione që nuk mund të parandalohen.
Ndër të tjera, Erdoğan ka theksuar se Türkiye do të vazhdojë të tregojë çdo përpjekje për sigurimin e qetësisë në rajon.