Interi në merkato, kërkon mesfushorin e Bajer Leverkuzenit
Nga Spanja vijnë zëra merkatoje për Interin, ndërsa objektivi i zikaltërve është mesfushori i Bajer Leverkuzenit, Robert Andrish. Gjermani mund të jetë një nga pistat e përforcimit të mesfushës për italianët në merkaton e janarit.
29-vjeçari nuk është më pjesë e titullarëve të Çabi Alonsos tek “aspirinat”, por ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me gjigantët e Bundesligës.
Opsioni i transferimit të tij të mundshëm në “San Siro” është një huazim me të drejtën për ta blerë. Kartoni i tij vlerësohet me 11 milionë euro nga sajti i specializuar i vlerave të futbollistëve “Transfermarkt”. Djaloshi nga Potsdami ka dhuruar 1 asist në 9 prezenca të shkurtra në të gjitha kompeticionet.