Maqedoni

Anketa e CRPC: Ja rejtingu i partive dhe kush i fiton zgjedhjet

Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC), me seli në Tetovë në bashkëpunim me glas.mk ka zhvilluar një anketë lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Lidhur me rejtingun e partive politike në pyetjen se cilën parti do ta votoni nëse nesër do të mbahen zgjedhjet, të anketuarit janë deklaruar si vijon:

VMRO-DPMNE dhe koalicioni 19.2%

LSDM 13.4%

BDI 4.9%

BESA 3.2%

Aleanca për Shqiptarët 3.0%

Levica 3.1%

Lëvizja Demokratike 1.35%

Alternativa 1.15%

Anketa është realizuar në periudhën 18-30 shtator 2023 me 1250 anketues, duke përfshirë gjithë vendin.