Hajnia nga hajnat asnjëherë nuk do të ndalet
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Është shumë intresant të bëjmë një krahasim me një numër koxha të madh se si qënderonin matrialisht para luftës dhe si qëndrojnë pas 20 vitesh në Maqedoninë Veriore. Një numër të madh që i kam njohur personalisht para luftës dhe i njoh sot pas luftës. Disa prej tyre para luftës mezi e kanë ngopur barkun me bukë.
Mezi kanë patur mundsi të kenë një këmishë, pantollona, pallto, këpucë për të veshur në trup dhe shumëçka tjetër. Pas përfundimit të luftës shfrytëzuan në mënyrë perfide përfundimin e luftës dhe iu turrën hajnisë dhe për një kohë shkurtër arritën të bëhen krejtsisht ndryshe në aspektin ekonomik.
Disa për ca vite blenë makina luksoze, bënë shtëpia marramendse, futën para në banka. Fëmijët e tyre vozitin vetura të shtrenjta, shkojnë në pushime në vendet më të shtrenjta dhe atraktive në vend dhe jshta vendit. Bartin në trup gardarobë më të shtrenjtë dhe ushqehen në restoranet më të shtrenjta.
Nëse shikojmë pjesën tjetër të popullatës e sidomos familjet e dëshmorëve, ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës është mjerim se disa mezi sigurojnë kafshatën e bukës për vete dhe familjet e tyre. Kush ua mundësoi këtyre hajnave të bëjnë kaq pasuri?! Dihet mirëfilli se këtyre menjëherë pas luftës hajnave ua mundsuan të pasurohen ca “komandanta”.
Kushti i këtyre “komandantave” ishte në marrveshje që hajnia e vjedhur të jetë gjysëm të vjedhin për vete e gjysmën të e ndajnë me ca “komandanta”- politikanj pas të pas luftës. Pa i përjashtuar disa edhe para luftës së vitit 2001.
Pa marrë parasysh se kush ka qenë më parë në politikë dhe udhëheqës në shumë institucione dhe kanë shfrytëzuar për të u pasuruar dhe në anën tjetër kanë shkelur mbi gjak, gjymtyrë dhe djersë të ushtarëve të UÇK-së dhe djersën e popullit duhet të ju konfiskohet pasuria dhe të merren në përgjegjësi dhe të japin llogari se çfarë pasurie kishin para luftës dhe çfarë kanë sot. Nëse nuk ndodhë një gjë e këtillë, atëherë sipas mendimit tim hajnia nga hajnat asnjëherë nuk do të ndalet.